Monika Kryemadhi në një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit, tha se do e respektojë vendimin e drejtësisë së re edhe pse ajo është e kastruar nga Edi Rama, sipas saj.

Kryemadhi tha se aty në kamera ka dalë edhe një ‘motherfu*ker’, që godet Metën. Sipas Kryemadhit, SPAK heton vetëm opozitën dhe jo maxhorancën.

Monika Kryemadhi: Do ta respektoj drejtësinë e kastruar të Ramës. Edhe Ghandi e bëri burgun. Nuk kanë argument dhe iu duheshte që ta mbyllin brenda Metën. Kur e kanë kërkuar ata Metën dhe nuk iu ka shkuar ndonjëherë?

Na del dhe një motërfuck*r aty që e godet në kokë. Kush është policia e Neritan Nallbatit. Policia e grupit të Shijakut, që kontrollon Portin e Durrësit. Për inceneratorët nuk hetohet asgjë.