_upscale

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtyllë në Korçë, pas shpërthimit të një bombole gazi.

Shpërthimi ka ndodhur në një nga dhomat e banesës, ndërsa flakët kanë djegur totalisht orenditë e një dhome.

Zjarri ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë, si edhe godinat ngjitur me të, por fatmirësisht është vënë në kontroll nga zjarrfikësit.

Nga flakët fatmirësisht nuk pa pasur asnjë person të lënduar.