_upscale

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi.

B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe kanë pësuar djegie në trup dhe janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Aktualisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.