Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Patos. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
“Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve”, thuhet në një njoftim të policisë lokale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.