Një 35-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi u kap duke shpërndarë doza droge të fortë.
Bëhet fjalë për shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i policise:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë operacionit policor të koduar “Liquid” u sekuestruan doza të lëndës narkotike heroinë dhe sasi metadoni i lëngshëm. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, të mbështetura edhe nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë.
Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Liquid”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore (diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur “Azotiku”, dhe në lagjen “Kryengritja”, Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”.