Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit këtë të martë për shpërndarje droge.
Gjatë operacionit policor të koduar “Corner” u arrestuan A. M., 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe E. T., 32 vjeç, banues në Grecalli të Fierit.
Ata janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga policia në lagjen “15 Tetori” duke i shitur heroinë, shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Fier, i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe gjatë kontrollit në banesa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me heroinë në paketuara në kuti shkrepsesh që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.