Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi u dënua sot nga gjykata me 2 vjet e gjysmë burg. Ajo përfiton nga gjykimi shkurtuar.
Ish-pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi, që vodhën në shtëpinë e zyrtares 462 mijë euro, u dënuan me 7 vjet e ëma dhe 4 vjet i biri. Falë gjykimit të shkurtuar, Rozeta Dobi do të kryejë vetëm 4,9 vjet burg kurse i biri, 3 vjet burg.
Të tre këta persona bënë bujë me historinë e tyre, pasi zyrtarja mbante të fshehura në shtëpi mbi 460 mijë euro të padeklaruara e të dyshuara si të përfituara nga korrupsioni, ndërsa pastruesja e shtëpisë ia grabiti në bashkëpunim me të birin.