Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 56- vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar një grua.

Duke u nisur nga njoftimi i policisë, shtetasi me iniciale R.K ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me thikë 34 vjeçaren.

Ngjarja e rëndë mësohet që të ketë ndodhur tek Parku i Liqenit Artificial, në afërsi të një shkolle private, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”,– thuhet në njoftimin e policisë.