Një 55-vjeçar, banues në Lushnjë, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se i ka vjedhur një orë dore, një 64-vjeçareje.
Bëhet me dije se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një orë dore, një 64-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.