Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme nga autoritetet e Policisë së Shtetit.
Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se i riu nga Pogradeci ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ka përfunduar në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. L., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.