Policia e Sarandës  ka shpallur në kërkim një çift, të cilët kishin ndërtuar pa leje dy bare në Ksamil.

Në këtë subjekt kishte punonjës të pasiguruar dhe ofroheshin shërbime e produkte pa kupona tatimorë.

Nga kontrolli i policisë rezultoi se  shtetasit M. P., 54 vjeçe dhe R. P., 60 vjeç (bashkëshortë), banues në Sarandë, kishin  zaptuar në total 412 metra në vijën bregdetare, ku kishin vendosur rreth 400 çadra dhe shezlongë  pa leje nga organet kompetente.

Nga verifikimet e kryera, shërbimet e Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë i kanë kaluar materialet Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndaj këtyre dy shtetasve.