Klered Bozhani, personi që plagosi mbrëmjen e djeshme efektivin e “Shqiponjave” vijon të jetë në arrati.

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia është vënë në kërkim për kapjen e tij, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke ofruara shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacione të sakta.

Mësohet se në komisariatin nr.4 në Tiranë është shoqëruar vëllai i Klered Bozhanit, i cili mund të përdoret nga uniformat blu për të negociuar me autorin.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Ky i fundit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.