Është shoqëruar në komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.
Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.