Një i moshuar është përplasur nga një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës. Makina, e cila shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 30-vjeçare.
Sipas policisë, i moshuari është përplasur teksa kalonte rrugën nga njëra anë, në tjetrën.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ndodhet në gjendje kritike.
Shoferja është shoqëruar në polici, ndërkohë autoritetet po mbledhin të gjitha provat për zbardhjen e plotë të rrethanave.