Një aksident është shënuar në Shkodër ditën e sotme (15 korrik), ku një 23 vjeçare ka humbur drejtimin e automjetit, duke bërë kështu që të dalë nga rruga.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:45 në fshatin Babullush.

E reja, e identifikuar me inicialet M.V., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.