Një banesë është djegur në fshatin Golaj të Hasit, gjatë orëve të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, duke shkrumbuar gjiçka brenda banesës.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndi elektrike. Familja e  S. M. pas djegies së banesës, ka ngelur në qiell të hapur.