Uniformat blu janë në alarm.
Gjatë hetimeve intensive të ditëve të fundit, Policia ka mundur të shpallë në kërkim 49-vjeçarin me iniciale D. Gj. për një “vepër të rëndë penale”, mashtrim me mushkën.
49-vjeçari nga fshati Pirg, Korçë, me dijeni të plotë, i ka marrë mushkën një gruaje dhe nuk ia ka kthyer më mbrapsht.
Madje, ai nuk është ndalur dhe mushkën e ka shitur te një person tjetër për 400 mijë lekë.
Pronarja e vërtetë e mushkës i kërkon llogari 49-vjeçarit për kafshën, të cilën ia kishte lënë në përdorim.
Vijojnë hetimet. Autori i ngjarjes është ende nën kërkim. Ndërkohë që nuk dihet asgjë për “fatin e mushkës”.