Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. N., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi shiste fishek të armëve të gjahut dhe sportive, pa lejen e organeve kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu me leje, 4 kuti me saçme për pushkë sportive dhe 2056 fishek gjuetie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.