Dy vajza të reja janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

Një 21-vjeçare dyshohet se ka goditur me send të fortë, shkop gome, një 24-vjeçare.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.