Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.