Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit,ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.

Pasi kanë konsumuar alkool në lokal,ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushta e shkelma, derisa 42-vjeçari E. C. e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin L. D.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë,e cila pas ndjekjes e kapi dhe arrestoi në kohë rekord 42-vjeçarin.