Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Shkozë.
Nga informacionet e para mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, pas një parakalimi të gabuar.
Pas konfliktit verbal, ka kaluar në dhunë fizike ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës.
Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.