Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Yrshekut, Tiranë, mes disa personave.

Gjatë sherrit dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe thikë.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt.