Dy persona, babë e bir, janë plagosur me biçak këtë të martë në plazhin e Divjakës, në vazhdën e një konflikti me një tjetër person.
Autori është arrestuar, ndërsa sherri mes palëve, sipas policisë, ndodhi për “motive të dobëta”.
“Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak) shtetasin R K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A.V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.