Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri 32-vjeçarin, G.D.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, M.H, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.
Policia e Koplikut/ Informacion paraprak:
Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.