Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës para pak mimitash.
Policia ka shkuar menjëherë për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt, sapo ka parë policinë është larguar me vrap.
E kanë ndjekur efektivë policie, por s’kanë mundur ta neutralizojnë.
I riu ka ikur me vrap. Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar.
Në aksion për arrestimin e të riut, u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.