Një sherr mes disa personave është regjistruar pasditen e së mërkurës pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.
Sherri ka degraduar me përdorimin e thikës, dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur një person.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në konflit, të të plagosurit dhe autorit.