Një sherr mes kushërinjve ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë janë plagosur dy vëllezër.

50-vjeçari N. D., ka qëlluar me armë gjahu për motive të dobëta tre kushërinjtë, (vëllezër me njëri tjetrin) K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç dhe fqinjin e tij B. S., 41 vjeç.

M. D., dhe Z. D., janë plagosur lehtë, sipas policisë.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.