Pas sherrit me një bashkëmoshatar, një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Zogu i zi”.
Sipas policisë, i plagosuri është një 16-vjeçar i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.