Një konflikt midis dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej dy personave të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit. Nga burimet bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah. Sakaq autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin. Të rinjtë e përfshirë në konflikt janë rreth të 30-ave.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat Shqiponja janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen.