Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. I lënduari është një 55-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta me një person të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë për të bërë të mundur krehjen e zonës dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur,  ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.