Një i mitur është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plaga thike.
Mësohet se i mituri, 16 vjeçar, i identifikuar si P.L, ka dy plagë të shkaktuara me mjet prerës, në gjoks dhe dorë.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.
Policia, ndërkohë ka identifikuar autorin e plagosjes, i cili është një 14-vjeçar, që po kërkohet nga forcat e rendit.
Dyshimet se ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit.