Policia ka njoftuar se ditën e sotme në rrugën “Bedri Karapici”, në Tiranë ka ndodhur një sherr mes dy të miturve. Një 15-vjeçar dhe një 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë 15- vjeçari.
Menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktitt, policia po punon për zbardhjen e rrethanave. Ndërsa 16 vjeçari i cili e sulmoi me thikë është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.