Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.

Mesohet se sapo kanë arritur në urgjencë 2 persona te plagosur me thikë dhe njëri prej tyre, dyshohet shumë rendë ka hyrë në operacion.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se ata kanë ardhur ne urgjencë me plagë të cilat kishin shumë gjakderdhje.

Ndërkohë ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre dhe shkaqet e konfliktit,si dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur.

Konflikti ka ndodhur në afersi te shkollës se muzikës “Jan Kukuzeli”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.