6 persona janë proceduar penalisht në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht.

Sipas policisë, ata kanë përdorur edhe shkopinj, duke pësuar dëmtime fizike.

“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.