Pas një sherri në një lokal të Fierit, është vënë në pranga pronari i ambientit, pasi gjatë kontrollit policor është gjetur një dorezë metalike dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë në gjendje të lirë u hetua një nga të përfshirët në sherr për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur shtetasin N. D.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, janë gjetur një dorezë metalike dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. L., banues në Levan, Fier, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur shtetasin N. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.