Një sherr masiv ka ndodhur mes disa personave ditën e djeshme në Sarandë.

Mësohet se në sherrin masiv kanë qenë pjesë dhe punonjës të policisë jashtë shërbimit.

Nga sherri për motive të dobta, dy persona kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që në hetimet ka marrë pjesë dhe AMP për shkak të punonjësve të policisë që kanë qenë pjesë e zënkës.

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë/Informacion paraprak Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.