Një sherr fizik mes dy grave ka ndodhur së fundmi në qyetin e Fierit.

Mësohet se për motive të dobëta, dy gra janë konfliktuar fizikisht dhe njëra prej tyre është goditur me gërshërë.

Policia ka proceduar penalisht 49-vjeçaren që ka goditur me gërshërë 52-vjeçaren, e cila ka mbetur e plagosur gjatë këtij sherri, por pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.