Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa mjekët kanë thënë se ka marrë disa lëndime në trup dhe se po i jepet ndihma e nevojshme.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e sherrit.