Ne Sarandë përfshihet serish në konflikt nje qytetar i plagosuri gjatë orëve të para të mengjesit.
Ngjarja para rreth një ore në lagjen nr.4.
3 shtetas janë konfliktuar me njëri tjetrin duke u goditur edhe me automjete.
Janë goditur makina “Citroen” me targa AA631ZY me makinën “Toyota” me targe AZI 9208.
Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjeç, i cili sot rreth ores 02.30 u paraqit ne spital i plagosur me thikë në qafë.
Pas daljes nga spitali mesa duket është përballur sërish në rrugë me agresorin dhe janë goditur me automjete dhe me pas edhe fizikisht me njëri-tjetrin.
Policia ka shoqeruar deri tani 3 shtetas ne Komisariat.