Një sherr ka ndodhur në një familje në Pogradec, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona.

Policia arrestoi në flagrancë I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë dyshohet se I.Q ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Në këtë moment ka ndërhyrë 29-vjeçari I.D (djali i motrës) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj dajës së tij.

Në konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.