Komisariati i Policisë Përmet, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy banues në Përmet, pasi janë konfliktuar me një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.