Dy persona janë plagosur me thikë në Shkodër, si pasojë e një sherri të çastit për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Filip Shiroka” rreth para 1 ore.
Policia thotë se autori i dyshuar, G.K. 76 vjeç goditi me thikë F.G. 51 vjeç dhe K.G. 49 vjeç.
Dy të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori është arrestuar në vendngjarje falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.