Një 28-vjeçar në Kavajë ka përfunduar në spital, pas një sherri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari J. K., ka goditur me mjet prerës 28-vjeçarin L. Sh, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.