Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar permes nje shkrimi ne fb ndaj izolimit te fshatit Lazarat per shkak te shembjes se ures qe lidh kete fshat me pjesen tjeter te zones.
”Shembja e ures mbi Drino, bllokon krejtesisht ata banore, bagetine e tyre, lidhjet me fushen e tokat bujqesore, levizjet normale. Edhe ajo pak infrastrukture e vjeter e primitive, larg standarteve, ne vend qe te perimeresohet, rinovohet, lihet te degradoje plotesisht.” eshte shpreur nder te tjera Shehu.
Ja reagimi i plote i deputetit Shehu:
Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.
Nje gjendje kjo e paralajmeruar dhe e para prire nga te tjera shkaterrime e lene pa zgjidhje.
Edhe ajo pak infrastrukture e vjeter e primitive, larg standarteve, ne vend qe te perimeresohet, rinovohet, lihet te degradoje plotesisht.
Keta banore fisnike te lene pa pune, ky fshat vlerash e traditash i lene pa kujdes, pa permiresim a ndertim infrastrukture, tashme eshte venre ne pozita edhe me te veshtira per mbijetese.
Nje politike dhe nje hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banoreve te kulturuar, te pa lekundur ne parimet e tyre per pune, drejtesi, demokraci dhe ndershmeri.
Vetem te bashkuar ne nje opozite te forte do te mund te perballojme kete rregjim anti vlerash!