Nga Tritan Shehu-Deputet i PD-së Qarku Gjirokastër
Perfaqesues te “Sektit te braves” sot ne Tepelene “organizuan” 31 vjetorin e themelimit te PD me “brava”!
Ne ilegalitet, pa lajmeruar direkt as themeluesit, as strukturat e PD, as deputetin, disa individe te veteshpallur si “perfaqesues” aty te kesaj Partie te gjere e te hapur per te gjithe, ne fshehtesi sot jane perpjekur te marrin ate rol qe nuk e kane.
Demokratet tepelenas ne mase e refuzuan kete skenar te demshem.
Ndjej keqardhje te thelle per ata pak, reth 30 antare te PD te mbledhur aty jo vetem nga Tepelena, por nga gjithe Qarku, qe u keq perdoren keshtu, duke demtuar pa dashje edhe imazhin e forces sone politike.
PD ka qene dhe do te ngele Parti e hapur, e te gjitheve, jo e keq perdoreshme nga “bravaxhinjte” apo Don Kishote.
Ne jemi shume dhe duhet te behemi edhe me shume ne perballje me kete rregjim, prandaj “dyert tona jane te hapura ne te dy kanatet”, per cilindo qe aspiron ne nje Shqiperi te zhvilluar, te mireqene, te lire, europiane e Perendimore.
Ju presim te gjitheve midis nesh!