Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti demokrat aktual i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reagur për situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në fb, Shehu shkruan se “rajonit nuk i duhet një “Ballkan i hapur” Vuçiçian, por një Ballkan Evropian”.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Mbrëmë u konfirmua përsëri: Rajonit nuk i duhet një “Ballkan i Hapur” Vuçiçian, por një Ballkan Evropian.

Aspak e papritur ajo çfarë ndodhi mbrëmë në veri të Kosovës.

Një gjendje e paralajmëruar prej një retorike të gjatë agresive, provokacionesh jo vetëm e muajve të fundit, të Vuçiç ndaj Kosovës e stabilitetit të rajonit. Një gjendje e krijuar nga sinkronia serbe me mentalitetet ruse përballë Ukrainës e Europës Lindore.

Serbia nuk e pranon as reciprocitetin e domosdoshëm e minimal me Kosovën, as për targat! Sepse ajo e percepton atë si një “koloni” të saj.

Prandaj Vuçic nuk lejon të diskutohet për genocidin serb në Kosovë e rajon, edhe në Kuvendin e Shqipërisë kjo, jo më të pranohet ky, apo ai të kërkojë falje si një sinjal për një mentalitet të ri.

Dhe pastaj Rama&Co vazhdon të trumbetojë “Ballkanin e Hapur” të Vuçiçit, që siç u tregua dhe dje bazohet vetëm mbi filozofinë e “Jugosllavisë së Re”. Ndërsa mbrëmë, kur duhej të ishte i pari që të prononcohej, ai heshti si “fija e barit”!

Rajonit tonë i duhet implementimi i parimeve, mentaliteteve, vlerave europiane e përendimore si garanci për stabilitetin e paqen e tij, për të nesermen në Europën e Bashkuar.

Kjo gjë, bashkëpunimi i domosdoshëm e i vertetë rajonal, mund të realizohet vetëm mbi këto parime, të implementuara nëpërmjet projekteve të BE.

Projektet vuçiçiane të çojnë në konflikte dhe të kthejnë drejt lindjes.

Kujdes…