Ish-ministri i Jashtem, Tritan Shehu ka komentuar procesin e integrimit në BE, ndërsa është ndalur edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për t’u shkëputur nga Maqedonia e Veriut nëse nuk do të ketë çelje në qershor.
“Lidhja e rrugës europiane e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është një gabim strategjik nga Rama”, kështu shprehet Shehu në reagimin tij ne fb, duke shtuar se vendimi se duhet ndarë procesi është shumë i vonuar.
Ja reagimi i Shehut:
Lidhja e rruges europiane te Shqiperise me M.V, nje gabim tragjik nga Rama!
Sot Kryeministri deklaron se duhet ndare procesi i integrimit te Shqiperise me ate te M.V.
Shume vone u kujtua per te korregjuar nje aventure te tij politike, me cmim te larte per vendin.
Prej vitesh po kerkojme qe ky proces, as te mos bashkohej ne zanafille apo te ndahej me vone.
Ishte pikerisht Rama qe e kundershtonte kete, duke u futur me thelle ne ate spirale te rrrezikeshme.
Ai vazhdoi ne ate drejtim sepse:
1-E perdori ate si nje mjegullnaje per te fshehur deshtimet ne plotesimin e standarteve te integrimit nga ana jone, si shkaku i vertete i bllokimit te atij procesi per ne.
2-E mbajti si nje teze ne kontekstin e mbeshtetjes prej tij te projektit te Vucic per “Ballkan i hapur”, ne kundershtim me interesat tona madhore.
3-E artikuloi dhe i shtyre nga forca te ndryshme brenda apo jashte Rajonit, qe per interesat e tyre jane te interesuara te pengojne integrimin e Shqiperise ne BE.
Ketu perfshihen edhe mbeshtetesit e “Ballkanit te Hapur”, ky nje projekt anti europeist, qe mori nje goditje vendimtare edhe dje ne Berlin.
Dhe tashti kerkon te “clirohet” nga kjo lidhje, qe e krijoi vete, duke bere perseri nje hap te gabuar:
Duke kercenuar Brukselin per te fshehur pergjegjesite, kur ai ishte vete nje nga zedhenesit e atij projekti te ndertuar nga forca me “fytyren drejt Lindjes”!
Shqiperia fytyren e saj duhet ta mbaje vetem drejt Perendimit!