Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, e ka cikesuar një krim procedurën e kryeministrit Edi Rama për Këshillimin Kombëtar, që sipas tij bëhet për të legalizuar Republikën e Kanabisit.
Ne nje postim ne fb Shehu thekson, se Maqedonia e Veriut dështoi në eksportin e kanabisit mjekësor dhe prodhimi devijoi në rrugë kriminale.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Keshillimi Kombetar” i Rames, per te legalizuar “Republiken e Kanabisit”, nje krim!
Shikojeni me vemendje ate procedure.
Legalizimi gjoja i “Kanabisit mjekesor” po del si kryefjale.
Ne realitet Shqiperia, sic treguan dhe fluturimet e Guardia di Finanzia, me 2021 kishte mbi 50% siperfaqe te kultivuar me kanabis me shume se me 2020.
Shikoni pak kriminalitetin e lidhur me ate, shkaterrimin e blegtorise e bujqesise, te fermereve prej tij, ”tymin” qe del edhe ne shkollat e 12 vjecareve ku reth 70% e tyre “tymosin” per tu kthyer me tej ne shumice te lidhur me drogat e forta.
Dhe Rama kerkon tashti ta “legalizoje” ate nen petkun e “kanabisit mjekesor”.
Deshroj ta pyes Z. Ramen cdo te thote per ate “kanabis mjekesor”? Ku dhe perse do ta perdore si te tille ne Shqiperi?!
Do ta eksportoje? Ku? Kur dihet se ky eshte nje proces akoma kerkimor dhe kerkesat mjekesore shkencore dhe aplikative te tij jane shume te vogla.
MV deshtoi, nuk gjeti treg dhe prodhimi devijoi drejt rrugeve kriminale, Italia e prodhon ate ne pak sasi te tille vetem nga ushtria etj.
Si do ta disiplinoje e kontrolloje Rama nje operacion te tille kur nuk kontrollon dot tere Shqiperine e kanabizuar, ose me mire e kontrollon krimi.
I tere ky operacion, i tentuar edhe me pare, per tiparet, kushtet e vendit tone, eshte vetem nje ndermarje ne sherbim te grupeve kriminale, trafiqeve etj, qe do te na damkose edhe me keq ne syte e BE e per integrimin.
Ne nuk kemi nevoje per Kanabis e as do te forcohemi ekonomikisht me ate, perkundrazi do te shkaterohet me tej ekonomia jone e brishte e do te pasurohet vetem narko shteti i pjeset e lidhura me ate.
Jam dakort, Kodi i yne Penal duhet te permiresohet per te qene me i “bute” ndaj perdoruesve individuale, ndaj atyre fshtareve te varfer qe perdoren si bujkrober nga kriminelet.
Por jo ndaj grupeve kriminale, trafikanteve etj, dhe jo tu legalizohet atyre e drejta e kultivimit, sic ne realitet kerkohet te arrihet.