Nga Tritan Shehu-ish minister i shendetesise
Për të sheqerosur thelbin tragjik të sistemit tonë, që po katandiset pa mjekë: “O paguaj, o vdis!” Tipike kjo për Rilindjen, “lugë bosh” për qytetaret, vetëm propagandë.
Njëlloj ky kongres me simotrën e tij, Konferencën Kombëtare të Mjekësisë Shqiptare të realizuar nën kujdestarinë e Adil Çarçanit më 1989.
U organizua atëherë për të fshehur mbas propagandës, gjendjen katastrofale të shëndetësisë së atyre viteve të fundit të komunizmit.
Sot është nën Ramën, por nuk ka shumë ndryshim nga atëherë; kthehemi mbrapa në realitete, kohë, “zakone” e qëllime!
Në këtë “Kongres të Shëndetësisë”, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në 2-3 ditë do të flitet për gjithçka që lidhet me mjekësinë e shëndetësinë!!! – Kjo do të thotë që në të vërtetë nuk do të flitet e aq më shumë nuk do të konkludohet për asgjë.
Me gjithë shpenzimet në kurriz të sistemit tonë me varfëri afrikane, kohën, energjitë e humbura.
Një aktivitet i këtij lloji, “universal”, i organizuar nga shteti nuk ndodh në asnjë nga vendet demokratike, vetëm në diktaturat, si propagandë gebelsiane!
Po, kudo në botë, edhe tek ne, zhvillohen me shumicë konferenca, kongrese, simpoziume shkencore, sektorialete si të kardiologjisë, kirurgjisë, anestezisë, etj, etj, të organizuara nga shoqata, grupe shkencore a profesionale etj.
Por një i tillë është vetëm model anakronik regjimesh!
Megjithatë të tilla aktivitete pompoze, por bosh në përmbajtje e impakte, njëlloj si me 1989, nuk ia ëmbëlsojnë dot njerëzve realitetin tonë të hidhur të sistemit, të këtij sistemi pa mjekë, që ka si leitmotiv: “O paguaj, o vdis”!